Portali jonë para disa kohe kishte njoftuar se PDS (DPS) po mundohet të krijojë një koalicion të gjërë në Ulqin, kjo gjë u konfirmua mbrëmë në Podgoricë ku u mbajtë mbledhja e kryesisë së PDS.
Në vend të një vendimi për të hyrë në pushtetit vendor me një nga partnerët me PD ose Forcën me të cilët ka negocijuar javën e kaluar, kryesia e kësaj parti ka mbështetur angazhimin për të vazhduar dialogun me qëllim të krijimit të mundësive për një koalicionin sa më të gjerë të mundshëm.
Qasja themelore e PDS ishte bashkimi i të gjitha forcave politike në Ulqin, me të cilat kjo parti ka zhvilluar marrëdhëniet politike dhe në nivel shtetëror, në mënyrë që të krijojë një pushtet funksional në interes të Ulqinit dhe të gjithë qytetarëve të saj.
Nga PDS nuk kanë saktësuar se si e mendojnë funksionimin e një koalicioni të tillë e as se nga cila parti do të jetë kryetari i komunës. /Malësia.ME/