Ku mbeti Komuna në kuadër të kryeqytetit?!

Jemi edhe dy javë larg përfundimit të këtij viti dhe ende nuk kemi as edhe një lajm rreth fatit të statusit të Komunës Urbane të Tuzit.

Edhe pse pritshmërit ishin mjaft të larta, si çdo vit edhe në këtë, fjalë kishim boll, replika pro dhe kundër por në fund as këtë vit duket që asnjë gjë nuk po ndryshon. U diskutua në parlament rreth kësaj çështje, deputeti Gjeloshaj paralajmeroj se do të votohet shumë shpejt, por votim nuk kemi parë ende. Mirë që votim nuk ka, ndoshta kjo nuk është në dorën e Gjeloshaj për të vendos, por pse nuk flet kush më për këtë çështje, a mos ndoshta edhe ky mandat do të kaloj në Komunën Urbane pastaj mandatin tjeter pas dy vjetesh do fillojnë perseri diskutimet rreth statusit të Komunës Urbane.

Pse deputeti Gjeloshaj nuk ka thënë asnjë fjalë rreth refuzimit të amandamenteve që ai ka paraqit, komisioni ato i ka refuzuar kategorikisht, kështu që ligji nuk pritet të ndryshoj. Jemi mësuar të lexojmë shumë statuse te faqja e Gjeloshaj, por duket që këtë refuzim e ka prit me qetësi për këtë arsye nuk ka lajmëruar opinionin publik rreth kësaj çështje.

Nga ana tjetër edhe mediat nuk janë marrë më me këtë gjë kështu që duket se do presim vitin 2016 që të shohim ndonjë ndryshim.

Para disa javësh i kemi bërë një pyetje publike deputetit Gjeloshaj dhe Nimanbegu se çfarë do bëjnë gjatë votimit të këtij ligji, por ende mbetet enigmatike vota e tyre, deri kur do të vazhdojnë ta mbajnë për vete nuk e dim, ne këtu jemi, do vazhdojmë të presim. Por me qenë se po presim po i pyesim edhe një herë se cili është qendrimi dhe si do votojnë në Parlament, deklarohuni, se është koha të dim qendrimin tuaj!

Urojmë që viti 2016 të sjell ndonjë ndryshim në këtë drejtim dhe mos të kemi nevojë të presim 2017.

/Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!