KU Tuzi shënoi 15 dhjetorin Ditën e çlirimit

Komuna Urbane e Tuzit, sot shënoi 15 dhjetorin, Ditën e çlirimit nga okupatori fashist.

Solemniteti i rastit u organizua në QKI Malësia, me çrast, po ashtu, u dorëzuan shpërblimet vjetore laureatëve të sivjetshëm.Ndër të pranishmit e shumtë ishte edhe Kryebashkiaku i Podgoricës Sllavolub Stijepoviq,Drejtori i ujësiellesit Vlladan Vuçeliq,përfaqësues të Ambasadave të Kines dhe Turqisë,deputeti i Alternatives Shqiptare Nik Gjeloshaj, deputeti i PDS-së Halil Dukoviq…

Ndërkaq, në fillim të këtij solemniteti, të pranishmit i përshëndeti kryetari i KU të Tuzit, Abedin Axhoviq, i cili theksoi se në këtë ditë që po festojmë, situata e përgjithshme, nuk është aq festive nëse merret parasysh, kriza që mbretëron në mbarë botën, por ne, theksoi ai, prapëseprapë duhet të japim kontributin personal por edhe të përgjithshëm, që të ruajmë atë më të shenjtën që na lanë të parët, bashkëjetesa dhe ruajtja e harmonisë mes qytetarëve që jetojnë në këto hapësira, traditë e njohur jo vetëm në këtë vend por edhe më gjerë,theksoi Axhoviq.

Të theksojmë se edhe këtë vit u ndanë shpërblimet vjetore të KU të Tuzit, laureatëve; profesorit në pension Pjeter Dreshaj dhe dr. Nermin Abdiq. Programit i dhanë shije interpretimi i Dea Nicaj me violinë, pastaj grupi muzikor “Mars” dhe SHKA “R.Sharkiq” nga Tuzi dhe SHKA Besa.

Shperndaje