Vujanoviq; Të përkushtuar zhvillimit të Tuzit

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq,me rastin e 15 dhjetorit, Ditës së KU të Tuzit, i ka përgëzuar të gjithë qytetarët,këshilltarët e Kuvendit dhe kryetarin e Komunes Urbane, Abedin Axhoviq dhe të Kuvendit, Fadil Kajoshaj.

Vujanoviq ka shprehur besimin se me entuziazmin e njohur të gjithë banorëve të këtyre trevave, do të vazhdohet me realizimin dinamik të perspektivës së përgjithshme zhvillimore, duke krijuar kushte më të mira për punë dhe jetën e qytetarëve.

Kësaj do ti kontribuoj bashkëpunimi i domosdoshëm i vetëqeverisjes lokale me organet shtetërore të cilët me vendosmëri do të vazhdojnë realizimin e zhvillimit të njëjtë dhe më të shpejtë të vendit, që është interes parësor i të gjithë neve që jetojmë në Mal të Zi, të përkushtuar përparimit të tij, thuhet në urimin presidentit Vujanoviq. /Malësia.ME/

Shperndaje