Shënohet dita e Komunës së Tuzit: Pakënaqësi e madhe rreth ndarjes së çmimeve (Video)

Komuna urbane e Tuzit, me një manifestim solemn, shënoi sot 15 dhjetorin ditën e çlirimit.

Fjalën e rastit e mbajti kryetari i Komunës Urban të Tuzit, Abedin Axhoviq, ai ceku të arriturat e vitit të fundit të administratës lokale dhe njëkohësisht paralajmëroi projektet që presin të realizohen në të ardhmen.

Në këtë manifestim ishin prezent përfaqësues të korit diplomatik, si dhe përfaqësues të institucioneve lokale e shtetërore. Atmosferën e bënë më festive anëtarët e Shoqërisë kulturo-artistike “Ramadan Sharkiq” dhe “Besa”.

Me këtë rast u ndan edhe çmimet për vitin 2016, që i ndanë komuna Urbane e Tuzit. Laureat të sivjetmë janë koleksionistët Nevina dhe Vaid Turuskoviq, si dhe interpretuesi i njohur i muzikës popullore nga kjo trevë, Dino Dresheviq.

Kryetari i Komunës Abedin Axhoviq për TV Boin u shpreh i pakënaqur me përzgjedhjen e këti viti, ndërsa kryetari i Kuvendit të KU Tuz Fadil Kajoshaj tha se ndarja e çmimeve nuk duhet të bëhet çdo vit.Ai tha se vitin e kaluar në Kuvend ka propozuar që çmimi të ndahet çdo 2 vjet apo çdo 4 vjet.

Smail Çunmulaj këshillatari i IQ në Kuvendin e KU Tuz shprehi pakënaqësin për shkak të mungesës së xhumbletës në skënë.Ai tha se është tyrp që në Malësi mos të shihet xhubleta.

Edhe Gjergj Camaj kryetari i ASH tha se është i pakënaqur me ndarjen e çmimeve. Ai shtoi se komisioni që ndanë këtë shperblim del krejtësisht nga rregullorja që është miratuar në Kuvend pasi që në rregullore është e paraparë që shperblimi të ndahet për vitin vijues pra për vitin 2016, tha mes tjerash Camaj.

Pakënaqësi ka shprehur edhe Nikollë Camaj nga LDnëMZ i cili mendon se ndarja e çmimeve nuk bëhet në mënyrë korrekte dhe se ata për disa arsye nuk marrin pjes në këtë manifestim.

Edhe Pjeter Kolçaj qytetarë i Malësisë, shprehi pakënaqësi për këtë vendimarrje nga komisioni duke cekur se kjo është tyrp për Malësi dhe njëheri për kryetarin e komisionit Mark Camaj. Ai tha se është tyrp edhe për shtetin e Malit të Zi që i prënon këto punë në Malësi. Ai shprehi keqëardhje për shumë malësor që e kan merituar me marrë këtë çmimin duke cekur se nuk është kundër atyre që e fituan çmimin pasi që Dino Dresheviq e meriton dhe i ka të gjitha meritat si këngëtar.

Gjithashtu dhe Vasel Siishtaj për TV Boin shprehi pakënaqësi duke cekur se problematika trajtohet gabimishtë  duke e ndar çmimin si të ishte çmim i meritave gjat jetës dhe jo vjetor.

 

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!