U shënua 15 Dhjetori – Dita e çlirimit të Tuzit (Foto)

Sot në praninë e mysafirëve të shumtë në Qëndren Infomativo Kulturore ”Malësia” në Tuz u shënua 15 dhjetori dita e Çlirimit të Tuzit nga okupatorët fashistë.

Manifestimi filloi me intonimin e himnit të Malit të Zi, pastaj të pranishmit i përshëndeti Kryetari i Komunës Abedin Axhoviq, i cili i falenderoi për përgjigjen e tyre për të shënuar këtë datë të rëndësishme për Tuzin dhe Malësinë.

Me këtë rast, u bë edhe prezentimi i punës së realizuar nga Komuna e Tuzit gjatë vitit 2017 dhe gjithashtu u prezentuan edhe planet dhe projektet për vitin e ardhshem.

Njëkohësisht u ndanë edhe shpërblimet vjetore nga Komuna e Tuzit, fitues i të cilave u shpallen publicisti Gjokë Dukaj dhe koleksionisti Omer Dajbabiq.

Me rastin e çliimit të Tuzit, telegram urimi dërguan Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq dhe kryetari i Kuvendit Ivan Brajoviq.

Fotografia e Anton Gjokaj

Fotografia e Anton Gjokaj

Fotografia e Anton Gjokaj

Fotografia e Anton Gjokaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!