Zenka do të hapë nesër në “Delta City” pazarin tradicional diplomatik të Krishtlindjeve

Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave Mehmed Zenka nesër më 16 dhjetor 2017, do të bëj hapjen, së bashku me ambasadorin e Republikës së Turqisë në Malin e Zi z. Sherhat Galip, pazarin tradicional diplomatik të Krishtlindjeve.

Pazari i Krishtlindjeve mbahet në atrium qendror të qendrës tregtare “Delta City”, me fillim në ora 10:00.
Pazari është organizuar nga Klubi Ndërkombëtar i Grave të Malit të Zi (WCM).

Qëllimi i këtij manifestimi humanitar është të mbledhë fonde për bamirësi, nëpërmjet shoqërimit dhe njohjes së traditave të vendeve të tjera.

Donacioni i këtij viti është përcaktuar për Qendrën e Autizmit, e cila hapet për herë të parë në Mal të Zi.

UDSH

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!