Alternativa Shqiptare emëron Këshillin Vendor të Plavës dhe të Gucisë

Të nderuar miq,

Alternativa shqiptare , në vijën e reailizimit të orientimeve të veta programore, vazhdon gjithnjë me konstituimin e Këshillave Vendore në të gjitha trevat ku e ka shtrirë veprimtarinë e vetë.

Njëjtë siç njoftuam për trevën e Malësisë, vepruam edhe në Komunat Plavë dhe Guci, falë angazhimit të anëtarëve të ASH pë organizimin sa më të mirë në këto hapësira.

Edhe me këtë rast duam të shprehim kënaqësinë tonë për entuziazmin e madh, sidomos të të rinjëve për të iu bashkangjitur ASH.
Duke u nisur nga fakti se banorët në këto treva e pritën me vullnet të madh organizimin e punës të ASH në mjedisin e tyre, ne u angazhuam maksimalisht që të jemi sa më afër të gjithë atyre që e vlerësojnë përkushtimin tonë në zgjidhjen e problemeve të shumta të banorëve shqiptarë në këto treva.

Jemi të bindur se Këshillet Vendore të ASH do të japin kontributin e vetë në të mirë e popullit shqiptarë.

Anëtarët e Këshillit Vendor të Plavës janë:

• Zog Sinanaj,
• Xhevdet Sinangjoka,
• Izet Hoti,
• Betina Haxhaj,
• Rusmir Huseinoviqi,
• Qazo Rugovac,
• Sokol Haxhoviqi,
• Sherif Vuçetaj,
• Xhevdet Hakaj,
• Mirsad Mujoviqi dhe
• Shpat Haxhaj.

Përmbërjen e Këshillit të Plavës e ka propozuar Kordinatori, Z. Zog Sinanaj, kurse e aprovoi Kryesia e ASH, në mbledhjen e mbajtur më 10.12.2018!

Anëtarët e Këshillit Vendor të Gucisë janë:

• Myftar Balidemaj
• Jeta Hasangjekaj,
• Esad Kukaj,
• Ali Prelvukaj,
• Gëzim Balidemaj,
• Genc Kukaj,
• Qamil Balidemaj,
• Zeqir Hasangjekaj
• Luan Balidemaj.

Përmbërjen e Këshillit të Gucisë e ka propozuar Kordinatori, Z. Myftar Balidemaj, kurse e aprovoi Kryesia e ASH, në mbledhjen e mbajtur më 10.12.2018!

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!