Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e Shqipërisë dhe Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup sot në Ulqin, në ambientet e Librarisë “Ulqini” çelën ekspozitën “Hasan Prishtina në dokumentet arkivore”.
Ekspozita pasqyron veprimtarinë e patriotit Hasan Prishtina me rastin e 100-vjetorit të marrjes së detyrës si Kryeministër i Shqipërisë.

Fjalë përshëndetëse në këtë aktivitet mbajti kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika, përfaqesuesi i trungut familjar Hasan Prishtina, z.Mehmet Prishtina, drejtoresha e Komunikimit në DPA, Elsa Saka dhe drejtori i Institutit, Skënder Asani. Kjo ekspozitë përmban materiale që ruhen në Arkivin Qendror Shtetëror dhe që flasin mbi veprimtarinë e Hasan Prishtinës në periudhën parashtetërore, ndihma në organizimin e kryengritjeve antiosmane në territoret e Vilajetit të Kosovës dhe mbi mbështetjen e zhvillimit të arsimit shqip.
Në këtë aktivitet ITSHKSH i dhuroi librarisë së parë shqipe të Malin të Zi, e hapur së fundmi në qytetin e Ulqinit, mbi 100 tituj nga fondi i vet botues. Shumë shpejti DPA do të jetë përsëri në këtë ambient për të hapur Këndin Arkivor Ulqin
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e Shqipërisë

