Liderët e Lëvizjes Qytetare URA, Partisë Popullore Socialiste, CIVIS, Partisë Boshnjake, Alternativës Shqiptare, Froca dhe PD: Dritan Abazoviq, Vladimir Jokoviq, Srgjan Paviqeviq, Ervin Ibrahimoviq, Nik Gjeloshaj, Genci Nimanbegu dhe Fatmir Gjeka nënshkruan sot një Memorandum Bashkëpunimi.
Ky Memorandum edhe para nënshkrimit të tij shkaktoi një stuhi në skenën politike në Mal të Zi. Nënshkruesit theksuan se ky Memorandum është i rëndësishëm për Malin e Zi qytetarë dhe evropian dhe se do të kontribuojë në zvogëlimin e ndarjeve në Mal të Zi.
Abazoviq: Të shikojmë nga e ardhmja, mos të merremi me të kaluarën

Zëvendëskryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Qytetare URA Dritan Abazoviq tha se ky është një hap i madh përpara për Malin e Zi qytetarë.
“Ky është një hap i madh përpara për Malin e Zi qytetarë. Bashkëpunim më i madh politik mes subjekteve të ndryshme politike. Ne duam të shikojmë nga e ardhmja, jo të merremi me të kaluarën. Mali i Zi meriton të dalë nga kthetrat e krimit, nacionalizmit dhe veprimit primitiv në skenën politike. Qëllimi është të tregohet se Mali i Zi qytetarë ka në kënd të mbështetet dhe të respektojë njerëzit e të gjitha besimeve dhe kombeve në rrugën drejt BE-së. Shpresoj që Memorandumi ynë të pranohet nga të gjithë deputetët dhe shumica dërrmuese e qytetarëve”, tha Abazoviq.
“Ky është një pakt pajtimi dhe krijimi i kushteve për të dërguar mesazhin se Mali i Zi duhet të sillet ndryshe. Ky është krijimi i një shoqërie të depolarizuar. Ky nuk është krijim i një qeverie të pakicës, por një memorandum bashkëpunimi. Besoj se asnjëri prej nesh nuk do ta kishte gjë kunder që në të ardhmen të bashkëpunojmë në një qeveri. Ne po përpiqemi që anijen ta drejtojmë në një port të sigurt, tha Abazoviq.
Gjeloshaj: Kjo është trueza evropiane që do ta çojë Malin e Zi në BE

Kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, thekson se nënshkruesit kanë një synim të përbashkët Bashkimin Evropian dhe se kjo nuk ka alternativë.
“Si njerëz të përgjegjshëm, ne kemi pranuar ftesën që të ulemi së bashku dhe të dërgojmë mesazhin e pajtimit në Mal të Zi. Kishte ndarje të shumta. Le t’i japim fund kësaj. “Të ecim së bashku drejt BE-së se kjo nuk ka alternativë”, tha Gjeloshaj.
Ai u bëri thirrje të gjithë atyre që ndajnë këto vlera të punojnë me ta.
“Ne jemi për bashkëpunim në këto parime. Kjo është trueza evropiane që do ta çojë Malin e Zi në BE”, theksoi Gjeloshaj.
Nimanbegu: Mali i Zi nuk mund të jetë i fortë pa popujt pakicë

Kryetari i Forces, Genci Nimanbegu, tha se pa popujt pakicë dhe synimet që ata përfaqësojnë, Mali i Zi nuk mund të ecë përpara.
“Është pranuar qëndrimi se Mali i Zi nuk mund të jetë i fortë pa popujt pakicë. “Mali i Zi është multietnik dhe multifetar dhe më shqetëson që të rinjtë tanë nuk shohin perspektivë në vendin tonë”, tha Nimanbegu.
Ai shpreson që nënshkrimi i sotëm i memorandumit të jetë një shpresë për të rinjtë se Mali i Zi ka të ardhme.
Gjeka: Moment i rëndësishëm për rrjedhën e mëtejshme politike

Fatmir Gjeka nga Partia Demokratike tha se në tryez janë ulur persona të feve dhe kombeve të ndryshme, të mbledhur rreth vlerave të ndryshme.
“Dëshiroj të falënderoj kolegët që u bënë thirrje pakicave për bashkëpunim. Ky është një moment i rëndësishëm për rrjedhën e mëtejshme politike në Mal të Zi. Ne duhet të përqendrohemi tek e nesërmja dhe e nesërmja është vazhdimi i procesit integrues,” tha Gjeka.
Ai theksoi se pakicat kanë qenë gjithmonë qytetarë besnikë të Malit të Zi.
Ibrahimoviq: Opinioni nuk duhet të dorëzohet para politikanëve që ende nuk kan dalur nga llogoret e viteve 1990

Sipas kryetarit të Partisë Boshnjake, Ervin Ibrahimoviq, kjo ditë është e rëndësishme për historinë e re të Malit të Zi.
“Ideja e harmonisë multietnike është themeli kryesor i Partisë Boshnjake. Besoj se me këtë nënshkrim do të kontribuojmë në forcimin e stabilitetit ndëretnik. Kjo ditë konfirmon se boshnjakët dhe kombet e tjera pakicë janë gati për të. Ne do të japim kontribut për ruajtjen e harmonisë ndëretnike dhe ndërfetare. “I bëj thirrje opinionit të njohë vlerën e kësaj dite dhe të mos gjunjëzohet para atyre politikanëve që ende nuk kanë dolur nga llogoret e viteve 1990 dhe që për disa përqindje nuk duan të dëgjojnë votuesit e tyre, tha Ibrahimoviq.
Jokoviq: Memorandumi nuk është i drejtuar kundër askujt

Kryetar i PSP, Vlladimir Jokoviq tha se ata që sulmojnë memorandumin duhet së pari ta lexojnë dhe të thonë se kundër cilës pikë janë.
Memorandumi nuk është i drejtuar kundër askujt. Ky është fillimi i diçkaje që të gjithë do ta kuptojnë pse jemi këtu sot. Ne po i hapim një derë të madhe Malit të Zi tonë të vogël”, tha Jokoviq.
Duke komentuar pretendimet se nënshkrimi i Memorandumit çon në krijimin e një qeverie të pakicës, Jokoviq thotë se, sipas kryeministrit, tashmë kemi një qeveri të pakicës, “por nuk e dimë se nga kush përbëhet ajo”.
/Malësia.ME/