Ministri Zenka qëndroi për vizitë në Komunë të Gucisë

Fusha e të drejtave të njeriut kërkon përkushtim të plotë, tha ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave Mehemet Zenka, në bisedë me kryetaren e komunës së Gucisë,transmeton Malësia.ME.

Zenka qëndroj sot në Komunë të Gucisë për vizitë pune, ai ceku se këtë komunë e definon multietniciteti dhe se në periudhën e ardhshme është e nevojshme që të intensifikohet puna në valorizimin e potencialeve të saj, përmirësimin e infrastrukturës dhe forcimin e marrëdhënieve me diasporën.

“Forcimi i infrastrukturës hap mundësi për projekte zhvillimi, që në vazhdim do të krijojë kushte për përmirësimin e standardit të jetesës. Zhvillimi ekonomik është i lidhur drejtpërdrejt me sundimine ligjit, sepse për investitort nuk janë tërheqëse zonat ku nuk ndjejnë siguri për investimet e tyre”, tha Zenka.

Zenka ceku se me punë në përmirësimin dhe respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të pakicave, barazisë gjinore, në mënyrë indirekte ndikon edhe në rritjen e standardit jetësor të shoqërisë.

Ai sugjeroi që pushteti lokal në Guci të marrë parasysh propozimet për veprime të përbashkëta në lidhje me këto fusha, dhe ka shtuar se Ministria është e hapur për bashkëpunim.

“Politika nacionale në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut ka nevojë për koordinim me nivelin lokal, në mënyrë që së bashku të veprojë në të njëjtin drejtim, për një të ardhme më të mirë për brezat që do të vijnë”, tha Zenka./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!