SHBA të vendosura për Malin e Zi në NATO

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama, e uroi Dushko Markoviq për marrjen e funksionit të kryeministrit.

Obama në urimin e tij theksoi se “të dy popujt ndajnë partneritetin e krijuar jo vetëm në bazë të interesave të përbashkëta por edhe në vlerat e përbashkëta. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për avancimin e sigurisë të dy vendeve dhe në mbrojtjen e vlerave të përbashkëta, çka është edhe shkaku kryesor që Shtetet e Bashkuara të Amerikës fuqishëm mbështesin përpjekjet për t’u anëtarësuar në NATO”.

Obama inkurajoi përpjekjet e Malit të Zi për forcimin e sundimit të ligjit dhe përkrahë projektin integrues euroatlantik. Urimin e Obamës dërguar kryeministrit Dushko Markoviqit sot ia dorëzoi ambasadorja e Amerikës në Podgoricë Margaret En Uehara.

Senati diskuton nesër për protokollin

Senati amerikan duhet të debatojë nesër për protokollin për asocimin e Malit të Zi në Aleancën e NATO-s. Të përkujtojmë se Këshilli për politikë të jashtme i Senatit amerikan të mërkurën e kaluar njëzëri ka ratifikuar protokollin për asocimin e Malit të Zi në NATO. Për ratifikimin e protokollit nevojitet përkrahja e dy të tretave prej 100 senatorëve. Deri tani protokollin e kanë ratifikuar 22 shtete anëtare të NATO-s, Holanda, Islanda, Sllovenia, Hungaria, Sllovakia, Bullgaria, Rumania, Shqipëria, Estonia, Letonia, Britania e Madhe,Turqia, Polonia, Lituania, Kroacia, Çekia, Gjermania, Belgjika, Luksemburgu, Danimarka, Norvegjia dhe Italia.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!