Zenka: Ligji për simbolet kombëtare së shpejti do të dalë në Kuvend

Ministri për të drejtat e njeriut dhe popujt pakicë në Qeverinë e Malit të Zi, Mehmet Zenka, në një intervistë për TV Teuta njoftoi se Ligji për simbolet kombëtare i miratuar nga Qeveria që në vitin 2017, do të dalë për votim në Kuvend gjatë vitit aktual. Sipas tij, për miratimin e këtij ligji nuk pritet të ketë probleme pasi forca e argumentave është në anën e propozuesit. Në lidhje me inicidentet gjatë vitit të kaluar kur disa persona janë ndaluar për arsye të përdorimit të flamurit kombëtar, Zenka tha se në shoqërinë malazeze ka individë që kanë animozitet ndaj flamurit shqiptar dhe kjo duhet thënë hapur, prandaj edhe ndodhin raste të tilla të cilat ai i cilësoi si goditje ndaj demokratizimit të vendit./TvTeuta/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!