Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi më 19 mars

Kryetarja e Parlamentit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviq, ka shpallur zgjedhjet presidenciale më 19 mars.

“Kryetari i Kuvendit është i autorizuar dhe i obliguar që t’i shpallë zgjedhjet për president të Malit të Zi jo më vonë se 120 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit të Malit të Zi”, tha Gjuroviq.

Mandati aktual i presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, nisi më 20 maj 2018.

Në mënyrë që një kandidat të fitojë në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, ai duhet të marr mbi 50 për qind të votave.

Shperndaje