Bujqësia perspektivë e zhvillimit të Gucisë

Për përparimin e prodhimtarisë bujqësore në rajonin e Gucisë, ekzistojnë potenciale të rëndësishme të cilat duhet valorizuar përmes shfrytëzimit të formave të ndryshme të përkrahjes shtetërore, është vlerësim i përbashkët i përfaqësuesve të administratës lokale dhe të ministrisë së bujqësisë dhe zhvillimit rural, nga takimi i organizuar gjatë vizitës së ministrit Petar Ivanoviq në këtë komunë.

Siç është kumtuar nga ministria, mundësitë për rritjen dhe përparimin e prodhimtarisë dhe të forcimit ekonomik të banorëve të Gucisë kryesisht janë të njohura në fushën e blegtorisë, prodhimin e perimeve dhe të bletarisë, pastaj për prodhimet organike dhe për agroturizëm si dhe shfrytëzimi i resurseve ujore dhe të përpunimit të drurit.

Janë prezantuar edhe mundësitë për fitimin e mbështetjes nga Agrobuxheti si dhe dinamika dhe koncepti i përkrahjes për investime nga Fondet e Unionit Europian.

Kryetarja e Komunës së Gucis tha se kjo vizitë është një shans që administrata e re lokale në mënyrë më aktive të lëvizi në drejtim të zhvillimit të bujqësisësi si sektorë strategjikë i ekonomisë së këtij rajoni. Morëm informacione të dobishëm dhe do të punojnë në zhvillimin e blegtorisë dhe prodhimit të ushqimit tha Anela Çekiq.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!