Nesër, debatohet për shkarkimin e ministrit Konjeviq

Parlamenti i Malit të Zi do të debatojë nesër për propozim ligjet mbi të ardhurat e të punësuarve në sektorin publik dhe për të huajt , si dhe për kërkesën për shkarkimin e ministrit të punëve të brendshme Rashko Konjeviq.

Me ligjin e ri sigurohet kontroll më i mirë i politikës së të ardhurave në sektorin publikë, korrigjimi i  ndryshimeve në të ardhurat varësisht nga dega e pushtetit dhe harmonizimi i nivelit të ardhurave me nivelin e përgjegjësisë, rritjen e transparencës të sistemit të ardhurave dhe të nivelit të përgjegjësisë fiskale. Me ligj hiqet e drejta e realizimit të kompensimeve për punë në trupat punues si dhe kompensimet për format tjera të punës për të cilat nga buxheti ndahen mjete të konsiderueshme.

Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq me një shkurt ia ka dorëzuar Kuvendit të Malit të Zi, propozimin për shkarkimin e ministrit Konjeviq. Gjukanoviq, thekson se Konjeviq, pasi që qeveria e Malit të Zi në mbledhjen e Kuvendit me 27 janar ka fituar besimin, i ka propozuar që të paraqes propozimin për shkaktimin e tij.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!