Suksesin e bashkëpunimit të Malit të Zi me Shqipërinë në kuadër të programit të bashkëpunimit tej kufitarë, e vërteton realizimi i 24 projekteve vlera e të cilave është rreth 6 milion euro, ka theksuar kryenegociatori i Malit të Zi me UE, Aleksandar Andria Pejoviq.
Ai dje ka marr pjesë në konferencën përfundimtare në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar Shqipëri-Mali i Zi, IPA 2007- 2013, në Shkodër, si ngjarje përfundimtare të këtij programi. Siç është kumtuar nga Ministria për punë të jashtme dhe Integrimet Evropiane, qëllimi i tubimit ishte Promovimi i rezultateve të programeve dhe të projekteve, rritja e nivelit të programit të ri Mali i Zi-Shqipëri i cili do të financohet në kuadër të programit IPA 2.
Ai ka theksuar rëndësinë e projektit strategjik për rikonstruimin e vendkalimit kufitarë Bozhaj, dhe ndërtimin e vendkalimit të ri të përbashkët kufitarë Cemi i Trieshit, vlera e të cilit është 3.6 milion euro.