Vazhdojn arrestimet në radhët e VV – Opozita gati për protestën e nesërme

Partitë opozitare në Kosovë i kanë bërë të gjitha përgatitjet për protestën e ditës së Pavarësisë, e cila do të fillojë në orën 14:00.

Sipas axhendës së opozitës, autobusë nga të gjitha qytetet e Kosovës do të sjellin protestuesit për t’u mbledhur fillimisht para Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, nga ku do të bëhet nisja në këmbë përgjatë sheshit “Zahir Pajaziti”, te sheshi “Nënë Tereza”, për t’u ndaluar pastaj te sheshi “Skënderbeu” para Qeverisë.

Një ditë para protestës, Presidentja Atifete Jahjaga i ka bërë thirrje opozitës, që protesta të jetë e qetë dhe e dinjitetshme, pasi bëhet në ditën e festën e Pavarësisë.

Vazhdojn arrestimet nga rradhet e Vetëvendosjes!

Pas arrestimit të mbrëmshëm të aktivistit dhe zëdhënësit të Lëvizjes Vetëvendosje Frashër Krasniqi, policia ka arrestuar sot edhe deputetin e kësaj lëvizjeje Glauk Konjufca si dhe zyrtarë e aktivistë të tjerë të këtij subjekti politik,

Urdhri për arrest është lëshuar nga Gjykata Themelore.

“Arrestimet në prag të protestës vetëm na i shtojnë motivet dhe kërkesat për protestës”, shprehen nga VV.

Ramush Haradinaj: “Është koinçidencë e qëllimshme zbatim i këtij urdhër arresti një ditë para protestës. Qëllimi është me nxit për nesër, por protesta është paqësore. Kuptohet nuk është mirë me humb nervat pushteti se kjo është tejet e dukshme. Nuk besoj që dikush në Kosovë nuk e vëren që këto arrestime po ndodhin para protestës që është nesër. Pra është gabim i madh për ta”.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!