Për bursat studentore të romëve dhe egjiptianëve 80 mi €

Ministria për të drejtat e njeriut dhe të pakicave çdo viti siguron bursa për studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme të popullsisë rome dhe egjiptiane, kurse për vitin shkollorë 2015/16 janë ndarë nga buxheti 80,000 euro, tha ministri Mehmet Zenka.

.Sot në Podgoricë është prezentua zyrtarisht projekti për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të romëve/egjiptianëve dhe grupeve tjera të rrezikuara.

reklamo

Komisioni Evropian për këtë projekt ka siguruar një milion euro, me qëllim përmirsimin e pozitës së këture grupeve dhe arritjes së standardeve europiane. Zbatues i projektit do të jetë organizata ndërkombëtare HELP , kurse partnerë do të jenë Fondi arsimor i romëve , Kryqi i Kuq i Mali të Zi, dhe Qendra për demokraci dhe të drejta të njeriut./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!