Ambasada e Kosovës në Podgoricë organizoi koktej për 10 vjetorin e Pavarsisë

Ambasada e Kosovës në Mal të Zi , me në krye shkelqësinë e tij Ambasadorin Skender Durmishi, organizuan koktej solemn me rastin e 10 vjetorit të Pavarsisë së Kosovës . Në ambientet e hotel “Centerville & Experience” në Podgoricë për të kremtuar këtë përvjetor jubilar të shtetit te Kosoves ishin të pranishëm  figura të shumta të rëndësishme nga skena politike , përfaqësues të pushteteve lokale , akademike , përfaqësues të mediave , etj… Ambasadori Durmishi në fjalen e tij përshendetëse shpalosi sukseset dhe sfidat e Kosovës gjatë këtij dhjetëvjetori te parë si shtet i pavarur./TvTeuta/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!