Alternativa Shqiptare në prag të 10 vjtorit të pavarsisë së Kosovës i ka dërguar telegram urimi krerëve më të lartë të shtetit, presidentit Hashim Thaçi, kryeminstrit Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli.
Në telegramin e nënshkruar nga kryetari i ASH-së, Gjergj Camaj, mes tjerash thuhet se çdo sukses të Kosovës shiptarët e Malit të Zi e perjetojn si sukses personal. Populli shqiptar në Mal të Zi u është pranë dhe Ju konsideron si shtet amë dhe si pjese e familjes mbarshqitare, thuhet në leter.
Camaj krerëve të Republikës së Kosovës u ka uruar suksese në avancimin e shtetit drejt integrimeve evropiane dhe evroatlantike./Malësia.ME/