Dy presidentët Thaçi dhe Vujanoviq arrijnë marrëveshjen për Demarkacion (Dokument)

President i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviq kanë nënshkruar sot në Podgoricë një deklaratë të përbashkët për Demarkacionin me Malin e Zi.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti Thaçi përmes një konference për media.

Përmes kësaj deklarate dy presidentët u kanë bërë thirrje deputetëve që ta votojnë marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet dy vendeve në gushtin e vitit 2015. Këtë marrëveshje e kishte nënshkruar Thaçi si zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës.

Thaçi ka thënë se me Filip Vujanoviqin janë pajtuar që të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës kjo Marrëveshje dhe se me ratifikimin e kësaj do të respektohen parimet për Marrëveshjen e nënshkruar më herët.

“Kjo deklaratë bën thirrje për përmbylljen e kësaj Marrëveshjeje dhe më pas përmes grupeve punuese do të rishikohet kjo”, ka thënë presidenti.

Pastaj, sipas tij, grupet punuese prej dy shteteve do t’i shqyrtojnë çështjet e kontestuara.

Në deklaratën e përbashkët të dy presidentëve thuhet: “Republika e Kosovës do të procedojë në Kuvendin e Kosovës dhe do të ofrojë të gjitha përpjekjet për të ratifikuar marrëveshjen sipas Nenit 12 të marrëveshjes. Republika e Kosovës dhe Mali i Zi pas ratifikimit njoftojnë njëra-tjetrën që kanë përmbushur procedurat e tyre të brendshme ligjore përmes kanaleve diplomatike dhe konstatohet se marrëveshja ka hy në fuqi do të formojnë një trup të përbashkët punues për shënjimin e vijës kufitare”.

Thaçi ka thënë se kjo marrëveshje është arritur gjatë takimit të tij me presidentin e Malit të Zi, por ka thënë se kësaj marrëveshje i ka ndihmu edhe vizita e kryeministrit te Malit të Zi, Dushko Markoviq, dhe vullneti i spektrit politik në Kosovë dhe Mal të Zi.

Tutje, presidenti ka thënë se për këtë marrëveshje ka njoftuar kryeministrin, kryeparlamnetarin dhe ambasadorët.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!