Anketimi publik për zgjedhjet e Tuzit, Forumi Shqiptar fitues

Anketa e fundit publike, që është realizuar disa ditë më parë për teritorin e Komunës së Tuzit, në lidhje me zgjedhjet e 3 marsit, që ka realizuar një kompani prestigjioze nga Podgorica, del që fitues i zgjedhjeve është Forumi Shqiptar! Ky anketim është bërë për nevojat e një subjekti qytetar, që garon në zgjedhjet lokale, të cilat mbahën më 3 mars të këtij viti në Tuz – shkruan portali Vijesti.

Ne Komunën e Tuzit të drejtë vote kan 11,941 qytetarë, ndërsa simbas anketës në fjalë, në zgjedhjet e 3 Marsit, dalja do të jetë 61,25% ose 7,314 qytetarë.

Sipas rezultateve të anketimit në fjalë, Forumi Shqiptar ka përkrahjen më të madhe nga qytetarët prej 41,4% ose 15 ulëse në parlamentin lokal. Forcë e dytë renditet Partia Demokratike e Socialistëve me 34,5% ose 11 mandate. Me tre mandate, sipas anketës në fjalë dalin boshnjakët ose 10,3%.

Ndërsa me nga një mandat dalin Socialdemokratë 5%, Demokratët 5,6 % dhe Partia Socialiste Popullore 3,14 %

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!