Hapet CALL Qendra në prag të zgjedhjeve në Tuz

Në prag të zgjedhjeve për këshilltarë në Kuvendin komunal të Tuzit të cilat do të mbahen me 3 mars, Ministria e punëve të brendshme ka formuar CALL Qendrën me numër unik 19820.

“Me thirrje në këtë numër dhe me diktimin e të dhënave personale, emrin dhe mbiemri, data e lindjes dhe emri i prindërit, ose diktimin e numrit personal, qytetari nga operatori do të fitojë informatat nëse është i regjistruar në regjistrin zgjedhor dhe në cilin vend votim duhet të votojë”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së punëve të brendshme.

Kjo qendër do të punojë çdo ditë pune duke filluar prej të hënës me 18 shkurt prej orës 7 deri në orën 19, kurse të dielën, në ditën e votimeve me 3 mars, prej orës 7 deri në ora 20. Të theksojmë këtu se ky numër është falas dhe në dispozicion të gjithë shfrytëzueseve të telefonisë celularë dhe fikse në territorin e Malit të Zi.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!