Gjeka: Urime Kosovë, Urime Albin!

Mesazh urimi z. Albin Kurti me rastin e fitores së Lëvizjes Vetëvendosje! në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u zhvilluan të dielën dëshmuan edhe një herë se Kosova, megjithë se shtet i ri, është një demokraci e konsoliduar dhe model në zhvillimin e procesit zgjedhor për vendet e rajonit.

Fitorja plebishitare e Lëvizjes Vetëvendosje! është fitore e Kosovës dhe e popullit të saj.

Urojmë që sa më parë të krijohen institucionet e reja, që Kosova të hyjë në periudhën e stabilitetit aq të nevojshëm politik dhe që të vazhdoni punën si Kryeministër aty ku e keni lënë, duke e kthyer besimin dhe përgjegjësinë që keni marrë në të mirë të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Fitoren tuaj e përjetojmë edhe si fitore të shqiptarëve në Mal të Zi.

Ne presim që Qeveria e re e Kosovës të jetë në të ardhmen edhe më e përkushtuar ndaj shqiptarëve në Mal të Zi.

URIME KOSOVË, URIME ALBIN!

Fatmir Gjeka

Kryetar i Partisë Demokratike dhe deputet në Kuvendin e Malit të Zi

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!