Shkolla e mesme e përzier “25 maji” në Tuz do të jetë pjesë e projektit “Përmirësimi i efikasitetit energjetik në ndërtesat publike”, përmes të cilit me rregullimin e objektit do të ulë konsumin e energjisë, tha drejtori Lindon Gjelaj
Ministria e Investimeve Kapitale me një ekip ekspertësh tashmë ka bërë një analizë të detajuar. Objekti ynë është ndërtuar në vitin 1983 dhe ka një sipërfaqe prej 3194 metrash katrorë. Ka një sistem ngrohje që daton nga viti 1983 që punon me vaj ngrohjeje.
Investimi do të përfshijë ndërrimin e sistemit të ujësjellësit dhe kanalizimeve, të furnizimit me energji elektrike, ngrohjes, vendosjen e termoizolimit dhe rikonstruksionin e dyshemesë dhe çatisë – thotë Gjelaj.
Gjelaj thekson se tashmë janë nënshkruar disa kontrata. Shkolla jonë do të jetë ndër institucionet e para në të cilat do të arrihet një shkallë e lartë e efikasitetit të energjisë duke investuar fonde të konsiderueshme./Malësia.ME/