Canka: Partia Boshnjake presion PDS-së që kryetari i Ulqinit të jetë nga Forca

Gazetari Mustafa Canka në një tekstë të ti, të botuar në Monitor shkruan, pasi që Kryesia e PDS-së muaj më parë refuzonte të pranojë propozimet e Dushko Markoviq për ndryshimet në pushtetin lokal në Ulqin, ata në fillim të marsit lëshuan pe.

Ata arritën në përfundimin, që në Ulqin duhet të formohet një koalicion i gjëra, ku përveç kësaj partie pushteti do të përbëhej edhe nga partnerët e tyre në nivel qëndror: FORCA e Nazif Cungut, Partia Demokratike e Fatmir Gjekës dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve i Mehmet Zenkës.Gjithashtu u vendos se vendi i kryetarit të Komunës i përket liderit të Forcës, por mënjëherë i është kufizuar hapësira për manovrim: Kryetari i Kuvendit komunal dhe sekretarët e sektorëve më të rëndësishëme për financa dhe urbanizëm do të jenë nga radhët e PDS-së.

Canka thotë se, si arsye kryesore për një veprim të tille është cekur ”interesi shtetëror”.

Forca në parlamentin shtetërorë u tregua partner më i besueshëm se deputeti i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj ,i cili aty arriti nga lista e koalicionit të udhëhequr nga Fatmir Gjeka në zgjedhjet e tetorit të vitit 2012.

Përveç shpërblimit për mbështetjen pa kushte, PDS-ja, dhe Markoviq ishin gjithashtu nën presionin e Partisë Boshnjake dhe liderit të saj Rafet Husoviq, me të cilën Forca dhe Iniciativa Qytetare Kroate janë në aleancë pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.Kjo si rezultat kishte ngritjen e pozitës së Partisë Boshnjake dhe IQK në qeverinë e Malit të Zi,dhe për shkak të mungesës së bashkëpunimit mes dy deputetëve nga komuniteti shqiptar, ata për herë të parë pas 14 vjetësh mbetën pa një ministër në Qeverinë e Malit të Zi.

Canka thotë se, atë çfar vetë nuk arritën liderat politikë shqiptarë, mbase do këtë sukses PDS-ja dhe Markoviq.Për fillim të gjithë do të jetë në pushtet në Ulqin, dhe ndoshta do të jenë edhe në një listë të përbashkët për zgjedhjet parlamentare.

Këshillit komunal të PDS-së nuk i mbetet asgjë tjetër vetëm të zbatoi vendimin e qëndrës, edhe pse vetëm disa javë më parë njëzëri vendosën që kësaj parti i takon kryetari i Komunës së Ulqinit.Diçka e tillë është e kuptueshme nëse dihet që kjo parti ka mësë shumti vende në kuvendi lokal dhe se për një zgjidhje të tillë kishte mbështetjen e hapur të 19 këshilltarëve nga 33 sa janë gjithsej-shkruan Canka./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!