Lukshiq-Gjosha: E natyrshme që Mali i Zi dhe Shqipëria të përkrahen mes vete

Nënkryetari i qeverisë malazeze, dhe Ministër i punëve të jashtme dhe integrimeve evropiane Igor Lukshiq priti dje ministren për integrime europiane të Shqipërisë, Klajda Gjosha.

Në takim është vlersuar se Shqipëria dhe Mali i Zi janë shtete mike, kështu që është e natyrshme që ta ndihmojnë njëra tjetrën në proceset integruese.

Siç është kumtuar nga ministria për punë të jashtme dhe integrimet evropiane në qeverinë e Malit të Zi, Gjosha ka falënderuar për përkrahjen e bisedimeve dhe ka theksuar se përvojat e Malit të Zi janë të rëndësishme për integrimet e mëtejme të Shqipërisë. Gjosha ka vlerësuar se konteksti i përbashkët rajonal dhe marrëdhëniet e mira bilaterale rekomandojnë në bashkëpunim të vazhdueshëm dhe komunikim mes dy vendeve, por edhe vendeve tjera të rajonit, theksohet në kumtesë nga ministra për punë të jashtme. Llukshiq, siç theksohet, ka vlerësuar se marrëdhëniet e mira tradicionale dhe miqësore duhet avancuar në të gjitha lëmit të rëndësishme për të dy vendet./Malësia.ME/

Shperndaje