Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor mblidhen në Samitin e Sarajevës (Video)

Në Sarajevë sot ka filluar takimi i kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim krahas nikoqirit, kryesuesit të Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Denis Zvizdiq, i cili mbajti fjalim përshëndetës, marrin pjesë kryeministrat e Shqipërisë Edi Rama, Maqedonisë Emil Dimitriev, Kosovës Isa Mustafa, Malit të Zi Dushko Markoviq dhe Serbisë Aleksandar Vuçiq, si dhe komisioneri për Politikë të Jashtme dhe Zgjerim Johanes Hahn dhe ministri i Punëve të Jashtme i Italisë, Anxhelino Alfano.

Komisioneri Johanes Hahnn ka theksuar se është mirë që kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë sot në Sarajevë dhe theksoi se ngjarje të këtilla edhe në të ardhmen duhet të mbahen në rajon që të përgatitet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

Shumica e kryeministrave thanë se problem në Ballkan ngelet fakti se pas këtyre takimeve vazhdojnë konfliktet dhe fjalori i vjetër i urrejtjes.

Përplasen në Sarajevë Mustafa e Vuçiq

Përplasen në Sarajevë Mustafa e Vuçiq

Në Sarajevë, siç raportojnë mediet, gjatë darkës mbrëm ka shpërthyer një përplasje midis kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë, Isa Mustafës e Aleksandar Vuçiqit.

Mediat serbe, siç transmeton KTV, njoftojnë se mbrëmë kryeministrat Mustafa dhe Vuçiq janë përplasur gjatë një darke joformale në një restorant në Sarajevë.

I pranishëm është edhe komisionari për Zgjerim, Johanes Hahnn, si dhe përfaqësuesi i Qeverisë italiane, që organizon samitin e ardhshëm të këtyre vendeve.

Vuçiq irritohet kur e kupton se Kosova në Sarajevë paraqitet si shtet

Gjatë takimit të kryeministrave në Samitin e Ballkanit Perëndimor, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se shpreson që ky takim të mos jetë i gjatë pasi përsëri mund të ketë grindje dhe konflikt.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!