Hidhet shorti për çerekfinalet e Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Evropës

Shorti nuk ishte me shumë fat për skuadrat italiane të mbetura në Champions League, madje shkoi më keq sesa parashikimi.

Barcelona do të luajë ndaj Romës, ndërsa Bayern Munchen do të luajë ndaj Sevillas.

Shorti i Championsit vendosi Manchester Cityn e Guardiolës përballë Liverpoolit të Jurgen Kloppit, trajneri që e komplikon më shumë se çdo tjetër rrugëtimin e “Citizens”.

Ndeshjet e para të Championsit do të luhen më 3 dhe 4 prill, ndërsa ato të kthimit më 10 dhe 11 të po të njëjtit muaj.

Çerekfinalet e Europa League, Arsenal-CSKA dhe Lacio-Salzburg

Në Nion të Zvicrës është hedhur me një orë distancë nga shorti i Championsit, edhe ai i Europa League.
Goglat e përzgjedhura nga Eric Abidal kanë caktuar këto çifte:

Leipzig – Marseille
Arsenal – CSKA e Moskës
Atletico Madrid – Sporting Lisbonë
Lacio – Salzburg

Çerekfinalet e Europa League janë në program më 5 prill dhe 12 prill.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!