Javën e ardhshme, do të dihet kandidati i PDS-së!

Deri me sot, nuk është sjellë vendimi që udhëheqësi i DPS Millo Gjukanoviq që do jetë kandidati presidencial. Vendimi përfundimtar do të bëhet i ditur javën e ardhshme, dekalaruan nga PDS.

Rtcg njoftoi mbrëmë në ditarin e dytë, duke u thirrur në një burim të paidentifikuar nga PDS, se kandidati i asaj partie do të jetë Millo Gjukanoviq.

Drejtori i PDS Tarzan Millosheviq në një deklaratë për Pobjeda tha se, janë të pasakta informacionet që Partia Demokratike e Socialistëve tashmë ka vendosur që kandidati presidencial do të jetë Millo Gjukanoviq.

“Brenda partisë, kemi përfunduar konsultimet dhe veç në fillim të javës së ardhshme Këshilli Kryesor do të vendosë se kush do të jetë kandidati presidencial i Partisë Demokratike të Socialistëve, tha Millosheviq./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!