Rritet niveli i Liqenit të Shkodrës: Situatë e rëndë disa vende

Nga reshjet e shiut në disa vende të Malit të Zi situata është mjaft e rëndë. Në Rijeka Crnojeviq uji ka depërtuar nëpër shtëpi kurse situata është kritike edhe në Virpazar dhe Muriq të Poshtëm.

Sipas të dhënave, niveli i Liqenit të Shkodrës është rritur për më shumë se dy metra dhe rritja vazhdon edhe më tej. Rritje shënohet edhe në nivelin e Lumit Buna, ku të rrezikuara janë shtëpizat e peshkatarëve dhe pushimoret. Shkarkimi i ujit nga hidricentralet e Lumit Drin në Shqipëri deri tani ka qenë i kontrolluar por nga reshjet e reja shkarkimi mund të rritet, çka do të sillte përmbytje edhe më katastrofike nga ato të vitit 2010./TvTeuta/Malësia.ME/

 

murići

Shperndaje