Këshilli Ekzekutiv i Organizatës turistike të Tuzit, në mbledhjen e djeshme ka emëruar Leonora Dedivanaj për drejtoresh të këtij institucioni.
Dedivanaj ka mbaruar studimet bazë në degën e sociologjisë në Novi Sad, kurse studimet master i vazhdon në fushën e shkencave politike, në degën politikë dhe punë sociale në Podgoricë.
Nga viti 2005 është e punësuar në Drejtorinë për kudro në Podgoricë. Fillimisht si këshilltare e lartë në organizimin e programeve të formimit profesional, përgatitjes së instrumenteve për analizën dhe përgatitjen e programeve administrative. Kurse nga viti 2013 emërohet Kryeshefe e sektorit për përgatitjen dhe zbatimin e programit të formimit dhe aftësimit profesional.
Është pjesëmarrëse në konferenca dhe në shumë projekte që synojnë forcimin e burimeve njerëzore në organet e administratës publike. Ajo po ashtu është njohëse e gjuhës Angeze dhe Gjermane./Malësia.ME/