Disa shtete të BE-së ndalin përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Suedia dhe Letonia u bënë sot vendet e fundit që pezullojnë përdorimin e vaksinës AstraZeneca ndërsa rregullatorët evropianë analizojnë të dhënat e sigurisë së saj.

Ato u bashkohen Gjermanisë, Francës, Italisë dhe vendeve të tjera evropiane që kanë ndalur imunizimin kundër koronavirusit me vaksinën e kompanisë AstraZeneca, pas njoftimeve për efekte të mundshme anësore. Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se vaksina është e sigurt.

Suedia dhe Letonia iu bashkuan Francës, Gjermanisë dhe Italisë, përfshirë dhe disa vendeve të tjera anëtare të Bashkimit Evropian, duke vendosur të ndalin imunizimin me vaksinën e AstraZeneca-s.

Vendimi i sotëm është thjesht një masë për siguri”, thotë Jens Spahn, Ministër gjerman i Shëndetësisë.

Ky vendim vjen pas njoftimit që bënë të shtunën autoritetet norvegjeze se vetëm pak pas vaksinimit një person kishte vdekur si pasojë e hemorragjisë në tru dhe tre të tjerë ishin shtruar në spital për shkak të mpiksjes së gjakut.

Aktualisht nuk mund të themi nëse rastet janë të lidhura me vaksinën, por për shkak të seriozitetit të tyre ne po kryejmë një hetim tërësor”, thotë Sigurd Hortemo, Kryemjek në Agjencinë norvegjeze të Barnave.

Greqi: Vaksinimet me AstraZeneca do të vazhdojnë

Health minister to visit hospitals in Thessaloniki | eKathimerini.com

Ministri grek i Shëndetësisë, Vassilis Kikilias, në një intervistë me Skai TV, rekomandoi të gjitha palët të qëndrojnë të qeta dhe të shprehin respekt për vaksinën AstraZeneca kur analizojnë të dhënat shkencore, pasi disa vende të BE kanë pezulluar përkohësisht përdorimin e saj.

“Ne jemi në pritje të vendimeve të organizatave zyrtare, të tilla si Agjencia Europiane e Barnave (EMA), e cila do të mblidhet për këtë çështje këtë javë”, theksoi Kikilias.

“Derisa EMA të thotë ndryshe, vaksinimet me vaksinën AstraZeneca do të vazhdojnë”, shtoi Kikilias.

”EMA është institucioni për sigurinë e ilaçeve dhe vaksinave në Europë, rekomandimet e të cilit qeveria dhe autoritetet kompetente në Greqi i kanë ndjekur nga afër që nga fillimi i vaksinimit”, theksoi ai.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!