Në Podgoricë po zhvillohet një takim ndërmjet përfaqësuesve të Lëvizjes Qytetare URA dhe opozitës parlamentare, në të cilin duhet të diskutohet për qeverinë e pakicës. Në takim merr pjesë edhe presidenti i Malit të Zi dhe Partisë Demokratike të Socialistëve, Millo Gjukanoviq.

Në takim marrin pjesë edhe mandatari dhe kreu i Lëvizjes Qytetare URA Dritan Abazoviq, si dhe krzetari i FORCE-s Genci Nimanbegu, krerët e Alternativës Shqiptare dhe Partisë Demokratike Nik Gjeloshaj dhe Fatmir Gjeka, Unionit Demokratik të Shqiptarëve Mehmed Zenka.

Në takim marrin pjesë edhe kryetarët e Partisë Boshnjake, SDP dhe SD, Ervin Ibrahimoviq, Rashko Konjeviq dhe Damir Shehoviq.
Duke qenë se formimi i qeverisë pakicë është në fazën përfundimtare dhe pritet që mandatari Dritan Abazoviq së shpejti të shpallë përbërjen e qeverisë, temë e takimit të sotëm do të jenë zgjidhjet kuadrovike./Malësia.ME/


