Mandatari për përbërjen e qeverisë së re, Dritan Abazoviq, deklaroi se procesi i formimit të qeverisë pakicë është drejt përfundimit dhe se ai pothuajse e ka përfunduar punën e tij. Abazoviq theksoi se tani për tani, qeveria pakicë mbështetet nga partitë e pakicave, URA dhe SNP.
Jam i kënaqur me takimin e sotëm. Po shkojmë drejt përfundimit. Mandatari pothuajse e ka mbaruar pjesën e tij të punës, tha Abazoviq.