Qendra Kulturore – Informative “Malësia” organizon ekspozitën e fotografive me karakter historik “Sanxhaku, histori e
dhembjes kombëtare”, si projekt i shoqatës “Kosova për Sanxhakun” në bahkëpunim me Insitutin Albanologjik , Prishtinë.
Ky aktivitet mbahet të shtunën, më 19 mars 2022, në ora 19:00, në Galerinë e Qendrës Kulturore – Informative “Malësia” Tuz.
Ekspozita e sipërpërmendur do të ndikojë në njohjen e opinionit vendor dhe atij ndërkombëtar me të kaluarën, kulturën dhe
traditën e popullit shqiptar në Sanxhakun e Pazarit të Ri dhe më gjerë. Rolin e fotografive dhe dokumenteve arkivore në ruajtjen e
historisë kombëtare. Hulumtimet që do të paraqiten në ekspozitat që do të hapen në qendrat e ndryshme në Kosovë, në Maqedoninë e
veriut dhe në Shqipëri kanë për qëllim njohjen e brezit të ri me të kaluarën jo të largët të Sanxhakut. Kontributi i ekspozitës do
të jetë i madh për njohjen dhe ruajtjen, si dhe kultivimin e trashëgimisë kulturore në përgjithësi dhe argumentimin e së
kaluarës shqiptare në krahinën e Sanxhakut në veçanti.
Në bazë të dhënave dhe dokumentacionit të përgatitur, mësojmë se kjo trevë në vazhdimësi ishte e banuar nga fiset ilire e së
fundmi të fiseve të ndryshme si Kelmendasit, Kuçët, Hotët, etj. Kjo popullatë iu nënshtrua asimilimit të gjatë shekullor duke u
nënshtruar dhe duke imponuar gjuhën dhe kulturën sllave fillimisht si myslimanë dhe përfundimisht si boshnjakë. Por, të gjitha dëshmitë
flasin se kjo trevë edhe në ditët e sotme është e banuar nga shqiptarët, edhe pse pjesa dërmuese e tyre deklarohen boshnjakë jo
më larg se në brezin e dytë na dalin puro shqiptarë. Trashëgimia kulturore është trashëgimi fizike e artefakteve dhe objekteve
(atributeve) të një grupi ose të shoqërisë, të cilat janë të trashëguara nga gjeneratat e kaluara, te gjeneratat e tashme me qëllim
të kujdesit për të mirën e brezave në të ardhmen. Trashëgimia kulturore e Sanxhakut përfshin pronën kulturore, kulturën materiale,
kulturën shpirtërore, (e të tilla janë: folklori, traditat, gjuha dhe veshjet tradicionale shqiptare, traditat, gjuha dhe ritet
tradicionale), si dhe trashëgimia natyrore. Fotografitë e dokumentojnë thelbin e epokave të ndryshme më mirë se çdo medium
tjetër, por janë më shumë se formë e dokumentimit. Ato inkorporojnë vlerat artistike- tregojnë histori të pathëna ose të
pashkruara me fjalë.
Ekspozita do të ndikojë në mase të duhur te studentët aktualë dhe tek ata që do të vijnë të merren me studimin e këtij rajoni,
që jep kontribut të madh të ngritjes së vetëdijes kombëtare të viset shqiptare që janë pothuajse të asimiluara.
Espozitën e hapë ud i drejtorit të QKI “Malësia”, z.Vasel Berishaj, ndërsa lidhur me projektin që ka të bëjë me
trashëgiminë kulturore të Sanxhakut të Pazarit të Ri do të flasin kryetari i shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, profesor i
gjeografisë dhe mr i diplomacisë, z. Ismet Azizi si dhe nënkryetari i shoqatës, publicisti dhe shrimtari, z. Ali Daci.
Kjo ekpozitë ka vlerë të rëndësishme historike dhe kombëtare, prandaj ia vlen të jeni prezentë.
QKI “MALËSIA”
SEKTORI PROGAMOR