Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi pas djegëjes së flamurit shqiptar dhe të Republikës së Kosovës ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi, që të dënohen autorët e këtij krimi.
“MPJ e Kosovës ka dorëzuar Notë Proteste tek MPJ e Malit të Zi, duke kërkuar që autorët e këtij krimi të rëndë të gjinden dhe të dënohen. Ne kemi marr edhe reagimin zyrtar që kjo ishte vepër vandale dhe do të dënohet rëndë” , ka thënë ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi.
Tutje, Selimi ka thënë se aktet e tilla nuk do të arrijnë të ndikojnë në prishjen e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Malit të Zi.
“ Marrëdhëniet me Malin e Zi janë marrëdhënie partnerësh dhe fqinjësore, radikalet ekstremistë në Malin e Zi tash e shumë vite po tentojnë të shkatërrojnë fqinjësinë e mirë duke kërcënuar dhe atakuar Republikën e Kosovës por nuk do të arrijnë”, ka thënë Selimi./Malësia.ME/