Marrëveshja për zgjedhje të lira dhe të ndershme, më shumë gjasa do të nënshkruhet të mërkurën më 20 prill, mëson Pobjeda nga burime të shumta nga opozita.
Seanca e Kuvendit në të cilën duhet të zgjidhen anëtarët e rinj të Qeverisë, do të mbahet në fund të prillit ose në fillim të majit.
Ndërkohë në fundjavë do të takohën organet e partive Demos, Lëvizjes Qytetare URA dhe Partisë Social Demokrate të cilën duhet të autorizojë kryetarët e këtyre partive Miodrag Lekiq, Zharko Rakçeviq dhe Ranko Krivokapiq për të nënshkruar marrëveshjen.Marrëveshjen në emër të PDS do duhet të nënshkruajë kryetari i kësaj partije Millo Gjukanviq./Malësia.ME/