Daçiq: Nuk besoj se miqësia mes Malit të Zi dhe Kosovës është e sinqertë

I pyetur për deklaratën e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili pas zgjedhjeve presidenciale në këtë vend përmendi miqësinë tradicionale Kosovë – Mali i Zi, ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka thënë se bëhet fjalë për një miqësi të re të imponuar dhe jo miqësi të sinqertë.

“Nuk besoj që janë marrëdhënie tradicionale dhe ne nuk besoj të jenë të sinqerta.

Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet tona, ato janë tradicionale, të miqësisë së sinqertë, e përkrahjes së popullit serb e malazias. Interesat s’i kemi të kundërta, por të përbashkëta”, ka thënë e Daçiq.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!