Zenka: Dha rezultat thirrja e Prihtinës dhe Tiranës, shqiptarët e ndaluan frymën ruse në Mal të Zi

Ministri Mehmet Zenka, ka falënderuar kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj dhe Tiranën zyrtare për sugjerimet dhe thirrjet drejtuar shqiptarëve me të drejtë vote në Mal të Zi, për ta mbështetur kandidaturën e Millo Gjukanoviq.

Zenka tha për Radio Dukagjinin se thirrjet e kryeministrit Haradinaj, apeli i Tiranës zyrtare dhe dëgjueshmëria e elektoratit shqiptar, e ndaluan frymën ruse në Mal të Zi.

“Dha rezultat thirrja e hapur kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, gjithashtu dha rezultat edhe thirrja e politikës zyrtare të Tiranës dhe normalisht edhe shqiptarët ditën që t’i përgjigjen konform këtyre sugjerimeve, duke i fal votat e veta kandidatit Gjukanoviq.

Jemi të gëzuar se me këtë rezultat i kemi larguar rreziqet që do të ishin të paparashikueshme nga fryma ruse nëse do të ndodhte rrethi i dytë. Një falënderim shumë i madh i shqiptarëve të Kosovës e veçanërisht të Pejës, me të drejtë vote në Mal të Zi të cilët e bënë detyrën”, tha Zenka.

Shperndaje