Siç shkruan Gazeta Express zv.Kryeminstri i Kosovës Enver Hoxhaj ka qëndruar dje në Mal të Zi për të koordinuar shqiptarët që ta votojnë kandidatin presidencial Millo Gjukanoviq.
Vota e shqiptarëve e cila është shumë e rënsishme në rezultatin final dhe megjithë se partitë shqiptare janë përcaktuar për Milo Gjukanoviq, politika në Kosovë nuk i ka lënë asgjë rastësisë për votat e shqiptarëve duke u përfshirë aktivisht ditët e fundit por larg vëmendjes së mediat dhe publikut, shkruan kjo gazetë.
Njeriu i përfshirë aktivisht i cili ka qëndruar disa herë në Mal të Zi është zëvendëskryetari i PDK’së, Enver Hoxhaj i cili ka takuar të gjithë udhëheqësit e partive shqiptare.
Siç mësohet, Hoxhaj ka kërkuar nga të gjithë udhëheqësit e partive shqiptare një angazhim sa më të madh në ditën e djeshme në ditën e zgjedhjeve që vota të shkoj në bllok për Millo Gjukanoviq.
Gjatë qëndrimit në Podgoricë, Hoxhaj ka takuar edhe njërin prej njerëzve më të afërt të Gjukanoviqit, ish ministrin e jashtëm, Millan Roqen./Malësia.ME/