Gjeloshaj: CANU përhap gënjeshtra dhe të pavërteta për shqiptarët

Fjalori i botuar muajin e kluar nga CANU (Akademi malazeze e Shkencave dhe Arteve) ka hasur në kritika të ashpra nga deputeti i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj.

Sipas fjalëve të tij, në këtë fjalor mes tjerash shkruan se Shqiptarët janë agresorë, okupator dhe se përmes agresionit kulturën dhe gjuhën u’a imponojnë të tjerëve me qëllime për ti albanizuar.

”Autorët e këti fjalori nuk e din se Shqipëria është shtetit amë i te gjithë shqiptarëve kudo që ata jetojnë që Shqipëria është anëtare e NATO-s, se shqiptarët janë faktori më i madh i paqes dhe stabilitetit në Ballkan që shqiptari është lider nga orjentimi dhe shteti në Ballkan. E di që disave nuk u shkon në favor kjo e vërtetë, prandaj histerin e tyre kundër shqiptarëve e promovojne dhe në botime të tilla ” ka thënë Gjeloshaj- shkruan portal analitika.

“Shqiptarët si komb, gjithmonë gjatë historisë, edhe pse në vetvete kanë 3 besime, dhe pothuajse janë në të gjitha vendet e botës, kemi mbutur shembull për të gjithë, nuk kemi luftuar kurrë në mes vetit, kurrë nuk kemi sulmuar dhe as pushtuar askënd, ndoshta dikujt i pengojnë këto fakte, dhe se ne gjithmonë jemi mbrojtur, e së fundi edhe u mbrojtëm dhe u bëmë partnerët më të ngushtë të SHBA-së”,

Gjeloshaj me keqardhje vleresoj se një institucion i tillë përhapë gënjeshtra dhe promovon vepra të tilla veçanërisht në prag të festës se 10 vjetorit të pavarësisë.

Ai ftoi institucionet përkatëse, kryetarin e Kuvendit, Qeverisë dhe Kryeministrin, që të reagojnë dhe dënojnë këtë Fjalor, ndërsa Akademia malazeze e Shkencave dhe Arteve (CANU) menjëherë të tërheqi dhe të shkatërrojë fjalorin në fjalë. Njëkohësisht pres nga CANU dhe krerët e shtetit të kërkojnë falje. Na bazë të kësaj, për fat të keq, mund të konkludoj se Prokuroria e Lartë e Shtetit gjendet në “pushime”, sepse në çdo shtet ligjor do të kishte reaguar dhe ndaluar që një fjalor i tillë të jetë publikisht në dispozicion, dhe si shkallën e fundit, do të niste një hetim kundër atyre që janë përgjegjës”, përfundoi Gjeloshaj./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!