Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, priti në një takim nxënës dhe mësimdhënës shqiptar nga disa shkolla të mesme nga Tuzi, Ulqini, Plava, Gucia, Tivari dhe Rozhaja.
Teksa e vlerësoi si tepër të veçantë praninë e tyre në kryeqytetin shqiptar, kreu i shtetit kërkoi që shkëmbimi i komunikimit mes të rinjve të jetë i vazhdueshëm për të njohur më shumë njëri – tjetrin, por edhe traditat shqiptare.Presidenti Nishani vlerësoi punën dhe sakrificat e shqiptarëve për të ruajtur dhe mbajtur të pandryshuar identitetin tonë kombëtar dhe kulturor që nga gjuha, zakonet dhe traditat e mira.
Me ftesë të vetë Presidentit Nishani, ato kaluan një fundjavë në Shqipëri, ku u njohën më shumë me Shkodrën, Durrësin, Beratin, Krujën dhe Tiranën.