Abazoviq: Open Balkan, mjet për tu integruar më shpejt në BE

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq në një intervistë për DW, tha se ai e mbështet nismën e Open Balkan, pasi e sheh si një mjet për tu integruar më shpejt në BE.
“Për mua edhe kjo situatë është e thjeshtë dhe s’duhet dramatizuar. Çdo gjë që mund të përdoret si një mjet për integrimin e shpejtë në BE është diçka e mirë. Për çdo gjë tjetër që mund të shihet si zëvendësim i integrimit evropian, ne nuk jemi të interesuar. Pra, gjithçka që na ndihmon që të hyjmë më shpejt në BE, si rajon apo si shtet, për ne është në rregull”, u shpreh Abazoviq.

Abazoviq sqaroi se nuk e shen Open Balkan, si një proces, kundër konceptit të Procesit të Berlinit./TvTeuta/

Shperndaje