Mali i Zi nuk ka Ligj për Qeverinë, i cili në përputhje me sistemin tonë juridik do të rregullonte pozitën, kompetencat dhe pozicionin e Qeverisë së Malit të Zi në sistemin e ndarjes së funksioneve qeveritare, deklaroi ministri i administratës publike, Marash Dukaj.
Dukaj theksoi se Ministria e Administratës Publike e Malit të Zi tashmë ka ndërmarrë hapa të caktuar për të propozuar një zgjidhje ligjore në periudhën e ardhshme, në një proces gjithëpërfshirës, e cila do të jetë bazë për çdo autoritet ekzekutiv të ardhshëm që të kryej funksionin e vetë në përputhje me praktikat dhe parimet më të mira të qeverisjes së mirë.