Ministri i Kulturës vizitoi Muzeun Etnografik të Malësisë

Ministri i Kulturës, Pavlle Goranoviq, vizitoi dje Muzeun Etnografik të Malësisë i shoqëruar nga deputeti i PDS Nikollë Gegaj.

Gjatë vizitës pronari i Muzeut, Shtjefën Ivezaj, i prezentoi ministrit kostume autentike kombëtare, armë,vegla,instrumente muzikore, pulla postare, libra, dokumenta dhe shumë eksponate të tjera. Siç theksoi ai, një kohë shumë të gjatë ka punuar si fotografë profsionistë dhe në shtëpin e tij një vend të veçantë zën edhe koleksioni i pasur i aparatëve fotografik.

Ministri Goranoviq pas vizitës tha se ky është një shembull i rallë, jo vetëm në vendin tonë, por edhe më gjërë që në këtë mënyrë një njeri ti përkushtohet thesarit historik dhe trashigimisë së popullit dhe vendit të vetë.Ai theksoi se ky është një detyrim i posaçëm për Ministrinë e Kulturës që të ndihmojë në përpjekjet e veçanta të z.Ivezaj, i cili me gruan e tij afirmon traditën e popullit të tij dhe në këtë mënyrë kontribon që ajo ti paraqitet botës në mënyrë të duhur, është shprehur Goranoviq./Malësia.ME/

Goranović: Pomoći ćemo entuzijazam Ivezaja

Shperndaje