Në Tuz dhe Ulqin një numër i madh tifozash përkarahen Kombëtaren (Video)

Kampionati evropian në futboll, i cili është duke u mbajtur në Francë, solli atmosferë festive edhe në Tuz dhe Ulqin.

Kombëtarja Shqipëtare të paren herë po merrë pjesë në një eveniment kaq të madh sportiv siç është kampionati europian dhe Tifozat Kuq e Zi nga Malësia dhe Ulqini në mënyrë të organizuar po përcjellin ndeshjet e Kombëtares Shqiptare.

Mbrëm në Tuz një numër i madh i tifozave ndeshjen e Kombëtares e ndjeken në ambijent të hapur para QKI “Malësia” ku present ishte edhe Ambasadori i Shqipërisë në Podgoricë z. Ermal Filo. Ndërsa në Ulqin ndeshja u shikua në tribunën e vendosur poshtë mureve të Kalasë në një ekran gjigand.

Për këto organizime shkruan edhe mediat malazeze, portali CDM shkruan se, në Tuz ndeshja mes Frances dhe Shqipërisë është ndjekur në mënyrë masovike me flamuj të shumtë shqiptar ku veçohet flamuri i madh i vendos në ndërtesen e QKI ”Malësia”./Malësia.ME/

Foto/Video:Atmosfera mbrëm në Tuz

  Atmosfera në Ulqin

moli2 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!