Rezoluta përqesh NATO integrimet

“Rezoluta e propozuar për përkrahjen e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO është një nga çmendurit politike më të mëdha në kohën e fundit”, ka deklaruar deputeti i Alternatives shqiptare, Nik Gjeloshaj.

Ai ka vlerësuar se ky dokument është çdo gjë por jo NATO rezolutë, shkruan RTCG.

Në vend që kuvendi dhe qeveria, siç ka theksuar ai, “të merren me plotësimin e standardeve në mbrojtjen e të drejtave të pakicave, sot shikojmë një cirk i cili dëshiron ti shmanget realitetit.Në veçanti rreth mosplotësimit të kërkesës për komunën e Malësisë, jo implementimin e ligjit për formimin e komunave në kuadër të kryeqytetit, ku po ndodh nënçmim i paparë i Kuvendit, që ligjet e miratuara dikush i lënë të presë dhe shfuqizon.

Gjithashtu duke iu shmangur obligimeve që Qeveria dhe shumica parlamentare të deklarohen, të dënojnë dhe më në fund të tërhiqet fjalori, të cilin e ka financuar Qeveria”, thekson Gjeloshaj./Maësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!