Prej disa ditësh media në Shqipëri është përfshi nga lajmet për lojën ”Balena Blu” që çon të rinjët drejt vetëvrasjes.Situata u ndes pas rastit të një vajze nga Gjirokastra, që kishte ra vikimë e kësaj loje.
Kjo lojë e rrezikshme online e njohur si ‘Balena Blu’, tashmë është lajmëruar edhe në Kosovë.
Të paktën dy adoleshent, në kushte anonimiteti, kanë pranuar se e kanë nisur këtë aventurë, por që më kohë janë larguar prej saj.
Si rezultat i kësaj loje, që është përhapur në gjithë botën, deri me tani kanë humbur jetën shumë të rinj.
Adoleshentët nga Kosova që kanë luajtur këtë lojë kanë rrëfyer disa për kërkesat e administratorëve të kësaj loje.Sipas këtyre fëmijëve, disa nga kërkesat e administratorit të lojës janë: qëndrimi pa gjumë, sjelljet e këqija në shkollë, shikimi i filmave horror, qëndrimi në kulm të shtëpisë, qëndrimi me këmbë të varura, prerja e buzëve dhe duarve me thikë, derisa në nivelin e fundit, atë të 50, ju kërkohet të bëjnë vetëvrasje.
“Janë 50 nivele në nivelin e fundit kërkesa e tyre është me kërcye prej ballkonit”, rrëfen njëri fëmijë kosovarë.
“Misioni i 50 është me e vra vetën”, rrëfen fëmija tjetër në kushte anonimiteti.
Policia e Kosovës kërkon nga prindërit të kenë kujdes me lojën vdekjeprurëse “Balena Blu” e cila ka vrarë 130 fëmijë në Rusi si dhe ka rrezikuar me jetë disa adoleshentë në Shqipëri.
Policia përmes një komunikate thotë se e sheh si nevojë të domosdoshme që prindërit dhe shoqëria të mbikëqyrin fëmijët në përdorim të internetit.
https://www.youtube.com/watch?v=AumzY5dlBxw